RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zjarre, përmbytje dhe rrëshqitje dheu në SHBA, të paktën 39 të vdekur

zjarre,-permbytje-dhe-rreshqitje-dheu-ne-shba,-te-pakten-39-te-vdekur

Më shumë se 12 mijë persona mbetën pa energji elektrike dhe të paktën 300 të tjerë u strehuan në vende të përkohshme

Si pasojë e përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut dhe zjarreve në SHBA, kanë humbur jetën të paktën 39 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Kaliforni ka zjarre aktive ndërsa ekipet në terren kanë gjetur dy trupa. Zjarret në Kaliforni kanë qenë aktive që nga e premtja. Dy trupa u gjetën në një automjet të djegur.

Zjarri po kërcënon mijëra shtëpi në rajon dhe mbetet aktiv për shkak të temperaturave të larta.

Zyrtarët thanë se ende nuk dihet shkaku i zjarrit që shpërtheu në veri të Kalifornisë, pranë kufirit me Oregonin.

Shumë rrugë që çojnë në Parkun Kombëtar “Lugina e Vdekjes” u bllokuan nga përmbytjet në Nevadën perëndimore dhe Arizonën veriore.

Guvernatori i shtetit federal Kentucky, Andy Bashear, konfirmoi se 37 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.

Ai paralajmëroi qytetarët në rajon se erërat e forta mund të sjellin probleme edhe më të mëdha.

Më shumë se 12 mijë persona mbetën pa energji elektrike dhe të paktën 300 të tjerë u strehuan në vende të përkohshme. /aa

Related posts

Presidenti turk Erdogan shënon Ditën e Afrikës dhe përvjetorin e Bashkimit Afrikan

Kushtrim Guraj

Tensionet në Liban, Hezbollahu sulmon me 100 raketa zonat pranë qytetit Haifa, kundërpërgjigjet ushtria izraelite

admin

Zjarret në Dubrovnik vihen nën kontroll

Muhamet Ramadani