RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pasaportat më të fuqishme në botë për 2023, kryeson Singapori, përmirësohet edhe Shqipëria

pasaportat-me-te-fuqishme-ne-bote-per-2023,-kryeson-singapori,-permiresohet-edhe-shqiperia

Poseduesit e pasaportës shqiptare mund të udhëtojnë pa viza në 117 vende.

Sipas Indeksit më të fundit të Pasaportave Henley & Partners (Q3 2023) pasaporta shqiptare renditet në vendin e 48-të, një përmirësim me 5 pozicione nga raporti i një viti më parë.

Singapori ka tejkaluar Japoninë këtë vit duke mbajtur pasaportën më të fuqishme.

Pasaporta e Singaporit u lejon mbajtësve hyrjen pa viza në 192 destinacione nga 227 në botë.

Renditja globale e pasaportave për vitin 2023 u krye në bazë të të dhënave të ofruara nga Autoriteti Ndërkombëtar i Transportit Ajror, ose IATA, i cili rendit pasaportat e botës bazuar në numrin e destinacioneve që zotëruesit e tyre mund të kenë akses pa vizë paraprake.

Gjermania, Italia dhe Spanja u renditën në vendin e dytë, me qytetarët e tyre që mund të vizitojnë 190 destinacione globale.

Japonia, e cila kryesoi listën vitin e kaluar, ra në vendin e tretë – pasaporta e saj që lejon akses pa viza në 189 destinacione, nga 193 në 2022. Pasaporta të tjera që u bashkuan me Japoninë në vendin e tretë janë Austria, Finlanda, Franca, Luksemburgu, Koreja e Jugut dhe Suedia.

Mbretëria e Bashkuar u përmirësua me dy pozicione, duke u renditur në vendin e katër, pas një rënie prej gjashtë vitesh.

Shqipëria në krahasim më rajonin

Në krahasim me rajon mbajtësit e pasaportës shqiptare kanë më pak destinacione në dispozicion.

Serbia renditet në vendin e 34-të me 137 destinacione, Maqedonia e Veriut në vendin 43 me 125 vende, Mali i Zi në vendin e 44 me 124 destinacione. Ndërsa Kosova në vendin e 94 me 42 destinacione.

Pasaportat më të fuqishme në botë:

Burimi: CNBC /monitor

Related posts

TIKA dhuron pajisje mjekësore për Spitalin Klinik të Tetovës

admin

​Forca të shtuara të Njësisë Speciale e pjesëtarë të KFOR-it arrijnë tek ura e lumit Ibër

admin

Zhduket një vajzë në Shtime

admin6