Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për dy raste ku strukturat ilegale serbe në veri kanë djegur një veturë dhe një depo të serbëve.
Ministri tha se tendencat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për të frikësuar qytetarët serb të cilët jetojnë në Kosovë, po vazhdojnë.
Ai foli se si një serbi i cili është pjesë e Policisë së Kosovës i është djegur vetura, pasi e regjistroi me targa legale të Kosovës.
E po ashtu ai tha se në orët e hershme të mëngjesit edhe djegur depo e qytetarit serb në fshatin Grabovc të Zveçanit, pasi e kishte regjistruar veturën e djalit të tij.
Postimi i plotë:
Tendencat e Vuçiç për të frikësuar qytetarët serb që jetojnë në Kosovë po vazhdojnë. Sot një tjetër oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale të cilët i kanë djegur veturën pasi e regjistroi me targa legale të Republikës së Kosovës.
Njejtë, sot në orët e hershme të mëngjesit është djegur depo e qytetarit serb në fshatin Grabovc të Komunës së Zveçanit pasi e kishte regjistruar veturën e djalit të tij.
Të dyja rastet janë ftesë e hapur për të luftuar institucionet e Republikës së Kosovës. I bëjmë thirrje Vuçiç që të ndalojë së mbështeturi strukturat ilegale kriminale me aktet e tyre të dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të Republikës së Kosovës.
Të gjtha institucionet janë të angazhuara në zbardhjen e këtyre rasteve. Jemi më të vendosur se kurrë që rendi dhe ligji të shtrihet në çdo cep të Republikës së Kosovës. Kurrfarë veprimi kriminal i fallangave të Vuçiç nuk do të tolerohet dhe do të luftohet me të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike.