Vizitoni Gatime Shqiptare per receta gatimi nga Kuzhina Shqiptare
Përbërësit:
Për qoftet:
- 1 kg mish i grirë
- 2 qepë
- 2 domate
- 2 luge uthull e kuqe
- 2 luge vaj ulliri
- Rigon, trumzë
- Kripë, piper,
- 1 lugë çaj sodë
Për patatet e furrës:
- 8 patate
- 1 luge e vogel mustardë
- 1 luge rigon
- 2 limona
- 1/2 filxhan vaj ulliri
- 2 filxhanë ujë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Përbërësit i përziejmë të gjitha bashkë, formojmë topat e qofteve dhe i lëmë pak në frigorifer. Patatet I presim në mes, I marinojmë me të gjthë përbërësit dhe i shtrojmë në tavë. Sipër shtojmë qoftet dhe i vëmë në furrë për 180 gradë për 1 orë e gjysmë.
Ky postim eshte marre nga Gatime Shqiptare.