Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Këshillit Evropian, për heqjen e masave kufizuese të vendosura për Kosovën.
Kjo është bërë e ditur nga Rezoluta e miratuar të enjten nga Parlamenti Evropian.
“Shpreh keqardhje për masat kufizuese të vendosura nga Këshilli kundër Kosovës dhe bën thirrje për heqjen e menjëhershme të tyre” është thënë në publikimin e tyre.
Gjithashtu i është bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më shumë, për sa i përket dialogut, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme për normalizim të marrëdhënieve.
“Mbështet normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës; i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në Dialog me mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, bazuar në njohjen reciproke, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe pa vonesa të mëtejshme; kujton se dështimi për të avancuar në normalizimin e marrëdhënieve do të ndikonte negativisht në integrimin në BE të të dy vendeve; shpreh keqardhje për masat kufizuese të vendosura nga Këshilli kundër Kosovës dhe bën thirrje për heqjen e menjëhershme të tyre; i bën thirrje BE-së që të miratojë një qasje të balancuar për ndërmjetësimin ndërmjet palëve në mënyrë që të kapërcehet ngërçi aktual; kujton se dështimi i Dialogut do të kishte gjithashtu pasoja për rolin e BE-së si një lojtar i besueshëm i politikës së jashtme” thuhet në Rezolutë.