RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pendarovski në dialogun diplomatik për Ballkanin perëndimor në Davos

pendarovski-ne-dialogun-diplomatik-per-ballkanin-perendimor-ne-davos

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, sot ka marrë pjesë në dialogun diplomatik kushtuar Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrësit e seancës kanë diskutuar për sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për ruajtjen e stabilitetit, krijimin e kushteve për nxitjen e rritjes ekonomike të vendeve, si dhe u theksua domosdoshmëria e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të ngrira.

Duke marrë parasysh kontekstin e ri gjeopolitik, drejtuesit e sesionit prezantuan pikëpamjet e tyre për rolin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor dhe shkëmbyen mendime mbi mundësitë e gjetjes së platformave të reja për nxitjen e dialogut dhe forcimin e partneriteteve ndërkombëtare.

Përveç Presidentit Stevo Pendarovski në këtë panel kushtuar Ballkanit Perëndimor, kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministra dhe presidentë, të shteteve tjera fqinje. /shenja

 

Related posts

Komiteti i Parlamentit Evropian voton në lexim të dytë për liberalizimin e vizave për Kosovën

admin

Kurti: “Ka ardhur koha për marrëveshje përfundimtare gjatë mandatit tonë”

admin

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

rezart morina