Për herë të parë në Serbi është shënuar 15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, njoftoi se ky organizim u bë me ftesë të ambasadorit Jetish Jashari.
“Me ftesë të ambasadorit, Sh. T. Z. Jetish Jashari, për herë të parë u shënua përvjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd, në 15 vjetorin e saj!”, ka shkruar ai.
Mustafi shkroi se përveç përfaqësuesve institucional e politik të Luginës së Preshevës, prezent ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Beograd, e përfaqësues të misioneve diplomatike ndërkombëtare./