RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përfaqësuesit e Listës Serbe negociata me KFOR-in, kërkojnë largimin e Policisë së Kosovës

perfaqesuesit-e-listes-serbe-negociata-me-kfor-in,-kerkojne-largimin-e-policise-se-kosoves

Përfaqësuesit e Listës Serbe negociata me KFOR-in, kërkojnë largimin e Policisë së Kosovës
Përfaqësuesit e Listës Serbe negociata me KFOR-in, kërkojnë largimin e Policisë së Kosovës
Para 2 ore

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë biseduar sot me pjesëtarët e KFOR-it, të cilët janë vendosur pranë objekteve komunale në katër komunat në veri.

Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq iu drejtua anëtarëve të KFOR-it në Zveçan, duke kërkuar që të largohen pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Kjo është një ndërtesë komunale, një ndërtesë popullore, ku punojnë familjet tona dhe ne do të qëndrojmë këtu. Ata që janë të padëshirueshëm le të largohen. Nëse dëshironi të largoheni, do të bëjmë vend që të kaloni”, ka deklaruar Rakiq.

Zoran Todiq thotë se qytetarët kërkojnë që policia e Kosovës dhe përfaqësuesi shqiptar të largohen nga ndërtesa e komunës në mënyrë që punëtorët të kryejnë punën e tyre.

Related posts

Udhëheqësi i Houthi: Sulmet ajrore të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë vrarë 37 njerëz në Jemen

admin

Alarm në Greqi, dhjetëra shkolla marrin mesazhe kërcënuese për bomba

admin

Ushtria e Kosovës bëhet me Dronë Bayraktarë

admin