RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përfundon protesta kundër Speciales: Kërkohet ndryshimi i juridiksionit e kritikohet qasja e saj

perfundon-protesta-kunder-speciales:-kerkohet-ndryshimi-i-juridiksionit-e-kritikohet-qasja-e-saj

Ka përfunduar protesta e sotme e thirrur nga PSD kundër Gjykatës Speciale, pas dënimit që ky institucion dha ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa prej 26 vitesh burg.
Në këtë protestë morën pjesë edhe dy deputetet e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi si dhe Ganimete Musliu.
Përveç tyre, aty ishin edhe Organizata e Veteranëve të Luftës.

Molliqaj ka thënë se duhet bashkuar për të mbrojtur luftën e UÇK-së.

Sipas tij, duhet të ndërrohet juridiksioni i Gjykatës Speciale.

“Më lejoni t’i përshëndes krerët e UÇK-së që janë marrë peng në Hagë. Procesi i Speciales na ka nxjerr edhe një mësim shumë të rëndësishëm. Liria mund të fitohet por duhet të mbrohet”.

“Ne s’jemi këtu për t’i dekoruar ata që e kanë kundërshtuar këtë Gjykatë as për t’i fajësuar ata që e kane votuar. Ata që e kanë votuar këtë gjykatë nën presionin për akuzën e trafikut të organeve sot duhet ta kundërshtojnë më shumë se ata që e kanë kundërshtuar në fillim”.

“Me votën e tyre është krijuar një monstrum. Ftesa jonë është e qartë. Duhet të bëhemi bashkë nëse e kemi njëmend mbrojtjen e UÇK-së. Ata që nuk i duan udhëheqësit nuk e duan UÇK-në”.

E Faton Klinaku nga OVL përsëriti se Gjykata Speciale po gjykon vetëm shqiptarët.

Ai tha se madje Specialja e ka quajtur edhe organizatë të përbashkët kriminale Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Related posts

Konjufca: Gjermania mbetet partner i pazëvendësueshëm për Kosovën

rezart morina

Rashiq për rregulloren: Kemi ardhur në përfundim me Kurtin se kjo është periudhë tranziconi

admin

Kroacia në zgjedhje! VOA: Sot vihet në sprovë popullariteti i kryeministrit Andrej Plenkoviç! Partia e tij dominon politikën që nga pavarësia e vendit

admin