RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia thotë se qytetarëve po u dërgohen mesazhe të rreme për gjoba

policia-thote-se-qytetareve-po-u-dergohen-mesazhe-te-rreme-per-gjoba

Policia e Kosovës ka njoftuar se qytetarëve po u dërgohen mesazhe të rreme në telefon për shqiptim të gjobave për shkelje në trafik.

Këto mesazhe sipas PK-së po dërgohen në emër të Autoritetit të Trafikut të Kosovës.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që mos klikojnë në këto linqe dhe mos të bëjnë pagesa.

“Policia e Kosovës thekson nuk ka dërguar mesazhe të tilla si dhe: u bëjmë thirrje qytetarëve që: · të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë; · të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare; · të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve; · të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese; dhe nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës. Po ashtu, rasti duhet të raportohet edhe në stacionin policor më të afërt”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve dhe fton qytetarët për bashkëpunim dhe vigjilencë të shtuar.

Related posts

Rama paralajmëron projekte të shumta për Prishtinën

Muhamet Ramadani

Studim: 1.6 milionë të rritur në Mbretërinë e Bashkuar përdorën barna për humbje peshe gjatë vitit të kaluar

admin

Përfundimet e Konferencës së Sigurisë në Mynih

Irfan Jahiu