Qindra serbë kanë marrë pjesë një protestë të organizuar në Rudar, e thirrur nga “Shtabi i krizave nga veriu i Kosovës”.
Në këtë protestë përveç përfaqësuesve të Listës Serbe janë parë edhe persona me maska.
Të tillët zakonisht janë parë duke lëvizur në rrugët në veri të Mitrovicës zakonisht në situata të tensionuara.
Persona të maskuar dje u raportua se kanë sulmuar me gurë edhe ekipin e T7.