Në komunën e Shtimes këtë të diel është përuruar parku i ri në fshatin Davidovc. Vlera e këtij projekti kap shumën e 144 mijë euro.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
‘’Park dhe kënd i lodrave në fshatin Gjyrkoc, Davidoc të ShtimesBashkë me Kryetarin, Qemajl Aliun, Shefin e Grupit Parlamentar të SPD-së në Kuvendin e Qarku Unna, Gjermani, z. Hartmut Ganzke dhe Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde, përuruam këtë park në të cilin po vazhdojnë ende punimet.Për ta gjelbëruar Komunën dhe për të krijuar hapësira të përbashkëta, vlera e projektit kapë shumën e 144 mijë euro, në një siperfaqe prej 1 hektar’’, është shprehur Kurti.
Më tutje Kurti ka thënë se përveç gjelbërimit e këndit të lodrave për fëmijë, parku do të ketë edhe fusha sportive, tavolina shahu, pingpongu e parking për vetura.
“Të gjitha vendimet e mëdha politike merren për të tashmen dhe për të ardhmen. E tashmja dhe e ardhmja janë fëmijët, andaj ku ka më mirë sesa në Shtime të kremtohet 33-vjetori i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, pikërisht me këtë park për fëmijët, ku ata do të mund të kalojnë qaste të këndshme me njëri-tjetrin. Urojmë që edhe ky park do të kthehet një vend ku shumë fëmijë dhe grupmosha të ndryshme do të kalojnë kohën e lirë dhe do të përjetojnë momente së bashku. Janë këto hapësira që e lidhin individin me vendin. Ky park është 144 mijë euro dhe ka një sipërfaqe prej 1 hektar”, tha Kurti.