RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pezullohet vendimi i Danimarkës për të marrë me qira burgjet në Kosovë

pezullohet-vendimi-i-danimarkes-per-te-marre-me-qira-burgjet-ne-kosove

Danimarka e ka pezulluar vendimin për të marrë më qira 300 vende në burgjet e Kosovës për të burgosurit që kanë kryer vepra penale në Danimarkë.

Arsyeja e pezullimit është mungesa e fondeve, ka njoftuar Shoqata e Burgjeve atje.

“Burimi i financimit përbëhej nga një TVSH e re për artin dhe kulturën, të cilën Danimarka është e detyruar ta prezantojë sipas një vendimi të BE-së. Megjithatë, nuk kishte shumicë politike për këtë zgjidhje”, thuhet në njotim.

Po ashtu problemet me financimin bëjnë që në ligjin financiar të vitit të ardhshëm për Shërbimin Korrektues mungojnë mbi 200 milionë DKK.

“Burgu në Kosovë ishte paraparë të kushtonte 1.5 miliardë DKK për dhjetë vjet”, thuhet në njoftim.

Kosova priste të fitonte miliona euro nga kjo qiradhënie.

Related posts

Sulmi në Rafah/ SHBA “kërcënoi” se do të ndalojë dërgesat e armëve! Netanyahu: Izraeli mund të qëndrojë i vetëm! Do të luftojmë edhe me thonj nëse duhet

admin

Kryetari i parlamentit të Kosovës , Konjufca: Bashkësia ndërkombëtare e njëanshme në marrëdhëniet me Kosovën dhe Serbinë

admin

Kina shënon fundin e pandemisë ndërsa protestuesit “po zhdukën”

rezart morina