RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Plagosen 3 palestinezë në sulmet e reja izraelite në Gaza

plagosen-3-palestineze-ne-sulmet-e-reja-izraelite-ne-gaza

Tre palestinezë, përfshirë një grua, u plagosën sot në sulmet e reja izraelite në Rripin e Gazës, mes shkeljeve të vazhdueshme të armëpushimit që është në fuqi që nga tetori i kaluar, transmeton Anadolu.

Burimet i thanë Anadolu-t se dy palestinezë u plagosën në një sulm me dron izraelit që shënjestroi kalimtarët në veri të zonës Hamad, në veriperëndim të Khan Younisit, në jug të Rripit të Gazës. Një grua palestineze u plagos nga të shtënat izraelite në zonën Al-Shamaa të lagjes Al-Zeitoun, në lindje të Gazës, thanë burimet.

Ndërkohë, ushtria izraelite kreu bombardime me artileri ndaj Bani Suheilës, në lindje të Khan Younisit, ndërsa një helikopter izraelit hapi zjarr në zonën përreth. Në Gazën qendrore, automjetet ushtarake izraelite hapën zjarr të dendur në drejtim të banesave në juglindje të Deir al-Balahut dhe në lindje të kampit të refugjatëve Bureij, sipas burimeve lokale.

Në Gazën veriore, ushtria izraelite kreu operacione të gjera shkatërrimi, duke shënjestruar shtëpi dhe ndërtesa të evakuuara në lindje të lagjes Al-Tuffah, në verilindje të Gazës. Të paktën dy shpërthime të mëdha të shkaktuara nga shembjet u dëgjuan sot herët ndërsa nuk u raportuan të plagosur, thanë dëshmitarët.

Anijet luftarake izraelite hapën zjarr dhe bombarduan vijën bregdetare të Gazës, sipas dëshmitarëve. Ushtria izraelite ka vrarë 1.454 palestinezë dhe ka plagosur 5.090 të tjerë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 10 tetor 2025, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Që nga tetori 2023, lufta e Izraelit në Gaza ka vrarë më shumë se 74 mijë palestinezë dhe ka plagosur mbi 175 mijë të tjerë, sipas të dhënave palestineze, duke shkatërruar rreth 90 për qind të infrastrukturës së enklavës.

Related posts

Vdes nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, gjenerali i paditur për krime lufte në Kosovë

admin

TIKA ndihmon prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit me pajisje bujqësore në Pejë

Muhamet Ramadani

Javier Bardem bën thirrje për paqe dhe liri për Palestinën në ceremoninë e Oscars

admin