Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka komentuar plagosjen e serbit në Zveçan.
Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, ka thënë se autoritetet kosovare duhet të bëjnë një hetim të plotë mbi rastin.
Veç kësaj, ai ka thënë se të gjithë duhet të besojnë në drejtësinë kosovare dhe transparenca e kësaj të fundit duhet të jetë e pranishme, në veçanti në këtë rast.
“Mbështetja e SHBA-së për institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit avancon një vizion të përbashkët të një shteti demokratik dhe multietnik. Ata që janë përgjegjës për veprime kriminale duhet të mbajnë përgjegjësi”, shkroi ndër tjerash Hovenier.