RTV AHIRETI
Shëndetësi

Po kultivohen shumë edhe në Shqipëri, përfitimet shëndetësore nga fasulet e zeza

po-kultivohen-shume-edhe-ne-shqiperi,-perfitimet-shendetesore-nga-fasulet-e-zeza

Korça është rajoni që po kultivon më shumë fasulen e zezë dhe e kanë lidhur më shumë se kurrë fatin e tyre me shijen kulinare të peruanëve, kubanezëve e amerikanëve që preferojnë këtë bishtajore me ngjyrë.konfirmojnë se fasulet e zeza kanë disa vlera ushqyese që i dallojnë nga fasulet e tjera.

Mes të mirave shëndetësore të tyre, fasulet e zeza ndihmojnë në forcimin e kockave, ato përmbajnë vitamina dhe minerale që mbrojnë fuqishëm zemrën.

Hekuri, kalçiumi, fosfori, magnezi dhe zinku ndihmojnë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e strukturës së kockave duke i forcuar ato.Fasulet e zeza janë natyralisht me sasi të vogla të natriumit dhe përmbajnë kalium, kalçium dhe magnez. Këto minerale janë vërtetuar tashmë si elementët bazë që ulin presionin e gjakut në mënyrë të natyrshme.

Fasulet e zeza nxisin gjithashtu mbajtjen nën kontroll të nivelit të sheqerit në gjak, duke u ardhur në ndihmë diabetikëve.

Fatos Hoxhaj, një prej kultivuesve të këtij varieteti në Korçë, thotë për AgroËeb.org se pesë vite më parë, as që nuk e njihte këtë varietet të fasules.

Por me kalimin e kohës përveç shijes së mirë në gatim, nisi t’i shijojë dhe fitimi nga ky kultivar i veçantë.

“Vitin e kaluar e shita të gjithë sasinë. Nuk më ngeli as edhe një kokërr e vetme fasule e zezë pa shitur”, thotë Hoxhaj për Agroweb.

Ai është një nga fermerët e paktë që kultivojnë fasulen e zezë në zonën e Korçës.Arsyeja është e thjeshtë: “Fermerët kanë frikë të kultivojnë më shumë fasule të zeza për shkak të kërkesës së ulët. Jo shumë njerëz i njohin vlerat e fasules së zezë” shpjegon Hoxhaj.

“Fasulet e zeza janë shumë më të shtrenjta sesa të bardhat, pasi kërkojnë më shumë përkujdesje”, thotë Hoxhaj.

Ai nxit fermerët e tjerë të zonës që ta kultivojnë fasulen e zezë, për shkak dhe të ardhurave që siguron ky produkt.

Por padyshim edhe lidhjes tradicionale që shqiptarët kanë me fasulen. Që shqiptarët i duan shumë fasulet, ky është një fakt që dihet tashmë.

Lidhja me këtë perim është aq e lashtë saqë është e vështirë të gjesh zanafillën e tyre në vendin tonë. Fasulet janë ushqimi kryesor në tryezat e amvisave shqiptare.Mesatarisht shqiptarët konsumojnë 5-6 kilogram fasule për frymë në vit, duke i kapërcyer të gjitha vendet e Bashkimit Evropian për nga niveli i konsumit.

Gjithsesi prodhimi jonë prej 15 kv/ha vazhdon të mbetet i ulët.

Për vitin 2013, në vend sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë janë prodhuar 28 mijë ton fasule nga 14.192 ha në të gjithë vendin.

Qarku i Fierit ka prodhimtarinë më të lartë me 6,393 ton, i ndjekur nga Elbasani me 5,699 ton dhe Korça me 3,457 ton fasule.

Ndërkohë që përsa i përket eksporteve jemi pak mbrapa. Shqipëria renditet në vendin e 87-të në botë për eksportet e fasules.

Në vitin 2014 vlera monetare e eksporteve kapi shifrën e 20.207 Dollarëve amerikanë. Ndërkohë që Maqedonia për të njëjtën periudhë ka ekportuar më shumë se dyfishin duke kapur vlerën e 49.893 Dollarëve.

Në Piramidën e Ushqimit legumet kanë aq vlera ushqimore sa futen në dy grupime. Në grupin e mishit dhe bishtajoreve, për nga vlerat e proteinave, si edhe në grupin e perimeve.

Related posts

Keni thonj të dobët dhe të brishtë? Si t’i forconi dhe rikuperoni në katër veprime

admin

Nëse keni njolla të bardha në dhëmbë, patjetër duhet të dini këtë gjë

admin

Për kocka, mëlçi dhe lëkurë të shëndetshme hani vezë

Muhamet Ramadani