RTV AHIRETI
Shëndetësi

Po veproni gabim, ja se çfarë duhet të bëni përpara se të shkoni për të bërë analizën e urinës

po-veproni-gabim,-ja-se-cfare-duhet-te-beni-perpara-se-te-shkoni-per-te-bere-analizen-e-urines

Nëse keni shqetësime si djegiet gjatë dhe pas urinimit, urinimi i shpeshtë, ngjyra e turbullt, aroma e pakëndshme etj., me shumë gjasa jeni prekur nga një infeksion urinar dhe ajo që bëni shpesh është t’i drejtoheni laboratorit më të afërt me shtëpinë me një mostër urine për ta analizuar.

Por shumë njerëz gabojnë në kushtet e marrjes së kësaj mostre dhe rrjedhimisht rezultatet e analizave dalin të gabuara.

Sipas mjekëve laborantë, ka disa kushte specifike të cilat duhet të përmbushim para se të marrim një mostër urine dhe nga zbatimi me përpikmëri i këtyre kushteve varet gjysma e përgjigjes së analizave. Le të lexojmë më poshtë cilat janë ato:

Së pari, duhet të blejmë në farmaci një gotë të veçantë për analiza urine dhe ta hapim atë vetëm në momentin që do ta përdorim. Pasi e kemi mbushur pak më shumë se gjysma me urinë, e mbyllim menjëherë.

Së dyti, urina që merret për analiza, duhet të jetë urina e parë e mëngjesit. Duhet të jemi esëll dhe nuk duhet të kemi pirë lëngje. Pra, nuk ka vlerë të shkoni në laborator në mesditë. Sa do të harxhoni paratë kot.

Së dyti, urina që merret për analiza, duhet të jetë urina e parë e mëngjesit. Duhet të jemi esëll dhe nuk duhet të kemi pirë lëngje. Pra, nuk ka vlerë të shkoni në laborator në mesditë. Sa do të harxhoni paratë kot.

Related posts

Ja si duhet ta hani vezën nëse keni probleme me diabetin

admin

Manastirliu: Nis rimbursimi i fishave të diabetit falas për qytetarët mbi 65 vjeç

admin

Keni tension të lartë të gjakut? Kufizoni këto tre lloje ushqimesh

admin