RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia jep detaje për vrasjen e trefishtë në Lipjan

policia-jep-detaje-per-vrasjen-e-trefishte-ne-lipjan

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë në lidhje më rastin, ku babi vrau djalin, gruan dhe më pas veten në fshatin Rufc të Lipjanit.

Siç njofton policia, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet se janë përdorur në rast dhe 4 gëzhoja, si dhe gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë.

“Fsh. Rufc i Vjetër, Lipjan 28.07.2023 – 16:25. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka kryer vetëvrasje. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet se janë përdorur në rast dhe 4 gëzhoja. Gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së. Rasti vazhdon të hetohet

Related posts

Paralajmëron OKB: Vala e të nxehtit në Evropë mund të vazhdojë deri në gusht

rezart morina

Shefi i OKB-së i thotë Izraelit të ndalojë “vendbanimet e paligjshme” në Palestinë

admin

Irani: Izraeli të ndalojë krimet e luftës përpara se të jetë shumë vonë

admin6