RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia po zhvillon aksion në filialet e Bankës së Kursimeve në katër komunat veriore

policia-po-zhvillon-aksion-ne-filialet-e-bankes-se-kursimeve-ne-kater-komunat-veriore

Policia e Kosovës, është duke kryer aksion në filialet e Bankës së Kursimeve në katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Lajmin për Tëvë 1 e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendës drejtor i policisë për rajonin e veriut.

Ai ka bërë të ditur se në këtë aksion ku po dyshohet për veprimtari të kundërligjshme po marrin pjesë edhe zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës.

“Në bazë të informacioneve të pranuara se në disa biznese në Veri të vendit është duke u zhvillu veprimtari e kundërligjshme, me autorizim të prokurorit kemi ndërhy dhe të njëjtat jemi duke i kontrolluar. Me neve është edhe ATK”, ka thënë Elshani.

Related posts

OBSH: Lajmi për sulm ushtarak ndaj spitalit Al-Shifa, jashtëzakonisht shqetësues

admin

Parisi kundër monopateve, shkak rritja e pasigurisë publike

admin

Rrezik për cunami? Tërmet i fuqishëm në Perunë Jugore, ja sa ishte magnituda

admin