RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia ruan të dyshuarin për vrasjen e djeshme në Malishevë

policia-ruan-te-dyshuarin-per-vrasjen-e-djeshme-ne-malisheve

Një numër i madh policësh po e ruajnë të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë të ndodhur dje në Golluboc të Malishevës, i dyshuari, i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Pamjet nga Tëvë1 tregojnë prezencën e policisë brenda dhe jashtë klinikës, duke ruajtur dhomën ku po merr trajtim i dyshuari. Policia gjithashtu ka vendosur patrullë në hyrjet e QKUK-së për sigurinë e të dyshuarit dhe stafit mjekësor.

Drejtori i Klinikës së Emergjencës, Naser Syla, ka konfirmuar për Tëvë1 gjendjen e të dyshuarit:

“Gjendja shëndetësore e Astrit Isufit është stabile. Po kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe do të vazhdojnë me trajtime të mëtejshme mjekësore,” – tha Syla.

Sipas policisë,i dyshuari do të ruhet deri në përfundimin e trajtimit dhe më pas do të merret në paraburgim për procedurat e mëtejshme ligjore.

Related posts

Mundësi dhe Youtuber-i i njohur shet kartën “Pokemon” për shifrën marramendëse dhe vendos tjetër rekord!

admin

VIDEO/ Dëgjohen 5 të shtëna me armë zjarri, publikohen pamjet kur kryeministrit të Sllovakisë i bëhet atentat

admin

Prapaskenat e negociatave që çuan në shkëmbimin më të madh të të burgosurve që nga Lufta e Ftohtë! Çfarë i ofroi CIA Rusisë! Zbardhen takimet sekrete

admin