RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia mirëpret vendimin e KS-OKB-së për heqjen e presidentit sirian nga lista e sanksioneve

turqia-mirepret-vendimin-e-ks-okb-se-per-heqjen-e-presidentit-sirian-nga-lista-e-sanksioneve

Turqia ka mirëpritur vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për heqjen e presidentit sirian Ahmed Al-Sharaa dhe ministrin e Brendshëm, Anas Khattab nga lista e sanksioneve, raporton Anadolu.

“Ne mirëpresim rezolutën me numër 2799 (2025) të KS-OKB-së që heq presidentin sirian Ahmed al-Sharaa dhe ministrin e Brendshëm Anas Khattab nga lista e sanksioneve të KS-OKB-së”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Oncu Keçeli.

Ai tha se do të vazhdojnë të mbështesim hapa të ngjashëm për të adresuar trashëgiminë negative të periudhës së kaluar mbi administratën aktuale dhe popullin sirian, për të hequr plotësisht sanksionet, për të hapur rrugën për integrimin e Sirisë në komunitetin ndërkombëtar si dhe për të siguruar stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në vend.

Related posts

Trump njofton tërheqjen e Gardës Kombëtare nga Chicago, Los Angeles dhe Portland: Do t’i rikthejmë sërish nëse…

admin

Koreja e Jugut do rrisë masat ndaj COVID-19 për shkak të rasteve në rritje

Muhamet Ramadani

“Elektroseverit” i jepet licenca për furnizim të veriut me energji elektrike

admin