RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia vendos kamera të sigurisë në Leposaviq

policia-vendos-kamera-te-sigurise-ne-leposaviq

Policia e Kosovës sot në Leposaviq ka filluar vendosjen e kamerave të sigurisë raporton teve1.info.

Gazetarja e tëvë1 nga vendi i ngjarjes ka dërguar edhe fotografi ku shihen pjesëtarë të Policisë duke i vendosur kamerat para objektit të komunës në Leposaviq.

Ndryshe mesditën e së premtes, qytetarët serb u mblodhën para objekteve komunale në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Kurse më pas dera e komunës së Leposaviqit është hapur, pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës.

Njësia Speciale e Kosovës ka përdorur gazlotsjellës për të shpërndarë turmën e serbëve lokal të cilët janë barrikaduar para objektit të komunës, e të cilët nuk kishin dëgjuar ultimatumin për t’u larguar.

Kurse gjatë ditës së sotme ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkuar në Leposaviq, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune.

Ai pas takimit me kryetarin e komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi, ka thënë se i ka ofruar atij mbështetje dhe se janë pajtuar që të gjitha institucionet qëndrore dhe lokale të punojnë për të mirën e qytetarëve pa dallim. Teksa ka theksuar se Policët e Kosovës do të vazhdojnë të qëndrojnë në atë pjesë të vendit sepse siç tha ai, “këtu është Republikë e Kosovës”.

Për ngjarjen e djeshme ka pasur reagime të shumta duke e cilësuar si provokim vendimin e Qeverisë në veri të vendit.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, dje tha se masat e dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”, tha ai.

Kurse Kryeministri përmes një reagimi që ka bërë të shtunën në Facebook, ka thënë se shkuarja e kryetarëve në vendet e punës do të ishte gjëja më normale, ku objekti i komunës është vendi ku qytetarëve u jepen shërbime në bazë të ligjit e kushtetutës

“Pas betimit të tyre të enjten, dje, tre kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat në veri të Kosovës, e kanë pasur ditën e parë të punës. Shkuarja e kryetarit të komunës në vendin e tij të punës do duhej të ishte gjëja më normale e mundshme. Objekti i ndërtesës së komunës është vendi ku u shërbehet qytetarëve mbi bazën e ligjit e kushtetutës. Ai i takon Republikës prandaj edhe nuk është marrë dje e nuk do të merret asnjë ditë tjetër”, ka shkruar Kurti,

Teksa Aleanca ushtarake e NATO-s, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të shtensionojnë menjëherë situatën në veri të shtetit dhe të zgjidhin situatën përmes dialogut.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu në Twitter ka thënë që KFOR-i do të jetë vigjilent dhe do të ofrojë mjedis të sigurt në veri.

Related posts

Franca kundërshton sulmet ndaj infrastrukturës në Iran

Irfan Jahiu

“Mund të arratisen ose të ndikojnë te dëshmitarët”, Gjykata e Hagës zgjat paraburgimin për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

admin

Ka qenë kryenegociator i BE-së për Brexit, kush është 73-vjeçari Michel Barnie, do të jetë kryeministri më i vjetër i Francës! A do t’i japë fund ngërçit politik pas zgjedhjeve?

admin