Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, ka shkuar në Kiev të Ukrainës.
Osmani në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kjo është vizita e parë e punës së tij në kuadër të kryesimit të OSBE-së.
“Do të shkojmë në terren për të vizituar zonat e prekura nga veprimet ushtarake dhe për t’u takuar me njerëzit në terren. Do të realizojmë edhe takime të shumta me përfaqësues të lartë shtetëror të Ukrainës”, ka shkruar ai.