Me nderimet më të larta shtetërore, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Begajt jashtë Shqipërisë prej kur e ka marrë postin e kreut të shtetit.
Me ftesë të presidentes Osmani, Begaj do të qëndrojë në Kosovë dy ditë, ndërsa do të takojë edhe kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit.
Begaj do të takojë edhe krerët e partive opozitare në Kosovë si dhe do të bëjë homazhe të varrezat e familjes Jashari dhe të varri i presidentit historik Ibrahim Rugova.
Ai gjithashtu do të bëjë nderime para memorialit për Persona të Zhdukur në Prishtinë.
Presidenti i Shqipërisë do të ketë takim edhe me komandantin e KFOR-it, trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë si dhe kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj.