RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Begaj takon kryeministrin e Katarit

presidenti-begaj-takon-kryeministrin-e-katarit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, transmeton Anadolu.

Takimi është zhvilluar në Doha të Katarit në kuadër të Samitit të Dytë Botëror për Zhvillimin Social.

“Diskutimi ynë u përqendrua në thellimin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Katarit si dhe në avancimin e vizionit tonë të përbashkët për rritje gjithëpërfshirëse, drejtësi sociale dhe zhvillim të qëndrueshëm”, ka shkruar Begaj në rrjetet sociale në lidhje me takimin.

Sipas Presidencës së Shqipërisë, samiti në Doha mblodhi udhëheqësit botërorë me synimin e veprimit dhe përmbushjes së detyrimeve për zhvillimin social dhe shmangien e pabarazisë sociale.

Related posts

Nikollovski në Bruksel: Procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE është politik

admin

Putin kërkon përpjekje diplomatike për Iranin dhe Lindjen e Mesme gjatë bisedës telefonike me Netanyahun

Muhamet Ramadani

Termocentrali i vetëm i Gazës tani është jashtë funksionit

Muhamet Ramadani