RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti egjiptian mbërrin në Katar në vizitën e tij të parë që nga marrja e detyrës

presidenti-egjiptian-mberrin-ne-katar-ne-viziten-e-tij-te-pare-qe-nga-marrja-e-detyres

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, ka mbërritur në Doha në vizitën e tij të parë që nga marrja e detyrës në vitin 2014, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë egjiptiane të lajmeve ‘MENA’, al-Sisi mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar Hamad në kryeqytetin Doha, ku u prit nga emiri Tamim bin Hamad Al Thani.

Agjencia ‘MENA’ raportoi se në vizitën dy-ditore të presidentit egjiptian do të diskutohen çështjet rajonale dhe mënyrat për të përforcuar marrëdhëniet dypalëshe.

Egjipti dhe Katari rivendosën lidhjet diplomatike në janar të vitit 2021 pas nënshkrimit të marrëveshjes së pajtimit në Al-Ula të Arabisë Saudite, e cila rrëzoi mjegullën e krizës së Gjirit Arab që shpërtheu në verën e vitit 2017.

Related posts

Zëvendëspresidenti i SHBA-së mbërrin në Azerbajxhan për vizitë zyrtare

Kushtrim Guraj

Ministria e Jashtme hap konkurs për 30 zyrtarë/e për misione diplomatike

Muhamet Ramadani

Konferencë e tensionuar në Shtëpinë e Bardhë/ Zëdhënësja e shtypit tregon nëse Presidenti Biden vuan nga Parkinsoni

admin