Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, më 22 dhe 23 dhjetor 2023.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pres Presidentin Radev me ceremoni shtetërore, e cila do të mbahet më 22 dhjetor 2023, në orën 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova”.
Mediat do të marrin pamje në pritjen ceremoniale dhe në fillim të takimit, ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Presidenti Radev do të mbajnë konferencë për media.
(Mediat e interesuara për përcjelljen e ceremonisë së pritjes si dhe pamjet nga takimi, duhet të jenë në Presidencë më së largu në orën 09:15).