RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pret kryeministrin izraelit, diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe

presidenti-i-emirateve-te-bashkuara-arabe-pret-kryeministrin-izraelit,-diskutojne-marredheniet-dypaleshe

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, dje ka pritur kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë vizitës së këtij të fundit në vend, transmeton Anadolu.

Agjencia zyrtare e lajmeve e WAM raportoi se të dy diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe mënyrat për forcimin dhe zhvillimin e tyre.

Dje transmetuesi publik izraelit KAN raportoi se Netanyahu kishte udhëtuar me një avion privat në pronësi të një biznesmeni izraelit, emri i të cilit nuk u bë i ditur dhe që përdoret nga figura të larta izraelite për udhëtime ndërkombëtare.

KAN tha se zyra e Netanyahut nuk e kishte njoftuar vizitën, e cila, sipas raportimit, u zhvillua në një kohë kur në Izrael ka polemika lidhur me një seri zbulimesh mediatike rreth paralajmërimeve të inteligjencës që ai dyshohet se kishte marrë përpara sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga grupi palestinez Hamas.

Të premten, The New York Times raportoi se Netanyahu kishte marrë një paralajmërim konfidencial nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe përpara sulmit të Hamasit, por nuk ua kishte përcjellë atë drejtuesve të shërbimeve të sigurisë së Izraelit.

Related posts

Gjykata Komerciale shtyn ekzekutimin e vendimit të MINT për Klan Kosovën

Muhamet Ramadani

Më shumë se 60 xhami të ‘shkatërruara’ në të gjithë Gazën

Muhamet Ramadani

Sondazh: 48 për qind e izraelitëve preferojnë Eisenkot për kryeministër ndërsa 40 për qind Netanyahun

admin