RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i Guatemalës i shpëton atentatit

presidenti-i-guatemales-i-shpeton-atentatit

Autoritetet thanë se Giammattei shpëtoi i padëmtuar, por personat pranë tij u plagosën

Presidenti i Guatemalës, Alejandro Giammattei, i shpëtoi pa lëndime një atentati ndaj tij në veri të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave të rajonit, Giammattei u shënjestrua nga persona të paidentifikuar gjatë një shëtitjeje pune në qytetin Huehuetenango.

Autoritetet thanë se Giammattei shpëtoi i padëmtuar, por personat pranë tij u plagosën.

Mediat vendase raportuan se ndaj delegacionit të presidentit u hap zjarr gjatë kthimit dhe se ka pasur përplasje pasi truprojat janë kundërpërgjigjur.

Autoritetet kanë nisur një hetim në shkallë për të hedhur dritë mbi sulmin. /aa

Related posts

“Mitralozë, mjete shpërthyese e uniforma”/ Çfarë u gjet pranë varrezave masive në Zubin Potok, policia e Kosovës zbardh detaje nga operacioni

admin

Borrell: Kosova e Serbia janë pajtuar për marrëveshje, tani pritet implementimi

Muhamet Ramadani

Samiti i Procesit të Berlinit – si u arrit të nënshkruhen tri marrëveshjet nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor?

admin