RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i Malit të Zi: Mlladiq i dënuar për gjenocid, duhet të jemi një shoqëri që respekton vendimet gjyqësore

presidenti-i-malit-te-zi:-mlladiq-i-denuar-per-gjenocid,-duhet-te-jemi-nje-shoqeri-qe-respekton-vendimet-gjyqesore

Mali i Zi duhet të jetë një shoqëri që respekton vendimet e gjykatave ndërkombëtare, dënon qartë krimet e luftës, ruan dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre dhe refuzon çdo glorifikim dhe relativizim të krimeve të luftës, deklaroi të presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, lidhur me vdekjen e kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq, transmeton Anadolu.

“Qëndrimi ndaj familjes së të ndjerit nuk mund të jetë justifikim për relativizimin e krimeve të luftës”, theksoi Millatoviq në një deklaratë.

“Ratko Mlladiq është dënuar me vendim të formës së prerë për gjenocid në Srebrenicë, si dhe për krime të tjera të rënda të luftës të kryera gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë. Kjo nuk është çështje e qëndrimit politik, por një fakt i përcaktuar me një vendim të formës së prerë të një gjykate ndërkombëtare dhe, si i tillë, nuk duhet të jetë objekt i relativizimit politik”, përfundoi Millatoviq.

Mlladiq, ish-komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Republikës Sërpska, u dënua me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për gjenocidin në Srebrenicë, si dhe për krime të tjera lufte të kryera gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë.

Për gjenocid, përndjekje, shfarosje, vrasje dhe zhvendosje të detyruar të popullsisë josërbe, si dhe për krimet gjatë rrethimit të Sarajevës dhe marrjen peng të pjesëtarëve të OKB-së, ai u dënua në vitin 2017, ndërsa vendimi përfundimtar u konfirmua në vitin 2021.

Ai iu shmang drejtësisë për 16 vjet dhe u arrestua në Serbi në vitin 2011.

Related posts

Ashpërsohet siguria në Washington para seancës së ish-presidentit

admin

Izraeli nis sulme të reja ajrore në Liban, rritet tensioni mbi armëpushimin e brishtë

RTI

Kurti: Të paharruara e të pafalshme janë krimet e Serbisë në Kosovë

admin