RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i ndaluar i Venezuelës, Maduro, dhe bashkëshortja e tij pritet të paraqiten në gjykatë në New York

presidenti-i-ndaluar-i-venezueles,-maduro,-dhe-bashkeshortja-e-tij-pritet-te-paraqiten-ne-gjykate-ne-new-york

Presidenti i ndaluar i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe zonja e parë Cilia Flores pritet të dalin para një gjykate në New York, ndërsa prokurorët kanë paraqitur aktakuza, përfshirë akuza për narko-terrorizëm, transmeton Anadolu.

Maduro dhe bashkëshortja e tij po shoqëroheshin nga oficerë sigurie të veshur me uniforma të tipit të burgut.

Prokurorët amerikanë pretendojnë se Maduro ka udhëhequr dhe koordinuar rrjete kriminale të lidhura me dërgesa narkotikësh drejt SHBA-së. Maduro i ka mohuar akuzat, ndërsa zyrtarët në Karakas kanë bërë thirrje për lirimin e çiftit.

Të shtunën, Trump deklaroi se veprimi ushtarak i SHBA-së në Venezuelë ka rezultuar me kapjen e Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, duke u zotuar gjithashtu se SHBA-ja do të ushtrojë përkohësisht kontroll amerikan mbi vendin, me trupa amerikane nëse është e nevojshme.

Pas kapjes së Maduros nga SHBA-ja, Gjykata e Lartë e Venezuelës e udhëzoi nënpresidenten Delcy Rodriguez që të marrë “menjëherë” detyrën e presidentes së përkohshme.

Related posts

Krizë në Ekuador, indigjenët akuzohen për grusht shtet

admin

​“Bllokadat janë inekzistente”, Kurti thotë se shumë shpejt do ta takojë presidenten Osmani

Muhamet Ramadani

Mbi 9600 të burgosur palestinezë, përfshirë 350 fëmijë dhe 86 gra

Kushtrim Guraj