RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti iranian: Operacioni ndaj Izraelit ishte i kufizuar

presidenti-iranian:-operacioni-ndaj-izraelit-ishte-i-kufizuar

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi tha se vendi i tij e mbajti të kufizuar sulmin që kreu ndaj Izraelit, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, Raisi vlerësoi sulmin ndaj Izraelit në fjalimin e tij në ceremoninë e festimeve për “Ditën e Ushtrisë” në kryeqytetin Teheran.

“Operacioni ‘Premtimi i Vërtetë’ (True Promise), shkatërroi madhështinë e Izraelit. Operacioni ishte i kufizuar. Nëse do të ishte kryer një sulm më i fortë, nga Izraeli nuk do të mbeste shenjë”, tha Raisi.

Ai thekson se Izraeli pësoi disfatë strategjike në fushën e inteligjencës, sigurisë dhe atë ushtarake.

– Anija luftarake e Iranit në Gjirin e Adenit

Komandanti i Forcave Detare të Ushtrisë së Iranit, Shahram Irani tha se anijet luftarake të vendit të tij ndodhen në Gjirin e Adenit dhe se ato shoqërojnë anijet tregtare të Iranit.

“Flota e ushtrisë iraniane zhvillon detyrën e shoqërimit të anijeve tona tregtare. Aktualisht anija luftarake ‘Camaran’, ndodhet në Gjirin e Adenit dhe kjo detyrë do të vazhdojë deri në Detin e Kuq. Shoqërojmë anijet tona nga Gjiri i Adenit deri në Kanalin e Suezit”, tha ai.

Komandanti iranian theksoi se janë të gatshëm të mbrojnë edhe anijet e vendeve të tjera.

Related posts

Gjendet e vdekur në një hotel vajza e aktorit të njohur hollivudian, dyshimet e para

admin

Türkiye, një mace shpëtohet nga rrënojat 153 orë pas tërmetit

Muhamet Ramadani

Rusia bombardon qendrën tregtare në Kharkiv, raportohet për 11 persona të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur

admin