RTV AHIRETI
Lajme

Türkiye, një mace shpëtohet nga rrënojat 153 orë pas tërmetit

turkiye,-nje-mace-shpetohet-nga-rrenojat-153-ore-pas-termetit

Një mace e bllokuar nën rrënoja për 153 orë pas tërmeteve të fuqishme në Türkiye-n jugore është shpëtuar gjallë nga ekipet në terren, raporton Anadolu.

Macja është shpëtuar në Kahramanmaraş, epiqendrën e tërmetit, nga ekipet e dërguara nga Bashkia Isparta.

Macja është në gjendje të mirë shëndetësore.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë, me epiqendër në Kahramanmaraş, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Hatay, Gaziantep, Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanliurfa.

Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.

Related posts

Nis marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

RTI

Policia dhe Dogana e Kosovës konfiskojnë mall të kontrabanduar në vlerë 30 mijë euro

Muhamet Ramadani

Vuçiq për takimin e 27 shkurtit: Do t’iu përmbahemi vijave të kuqe

admin