Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ka mbërritur në kryeqytetin Ankara të Turqisë për të zhvilluar takime, transmeton Anadolu Agency (AA).
Avioni me të cilën udhëtoi presidenti Abbas dhe delegacioni që e shoqëron atë u ul në aeroportin Esenboğa në orën 15.30 sipas kohës lokale.
Abbas u prit në aeroport nga zv/guvernatori i Ankarasë, Murat Soylu, zyrtarë të bashkisë dhe ambasadori i Palestinës në Ankara, Faed Mustafa.