Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vazhdon të marrë mesazhe mbështetjeje nga liderët botërorë pas tërmeteve të 6 shkurtit në Turqinë jugore, të cilët kanë marrë jetën e më shumë se 43.550 njerëzve.
Të enjten, Erdogan priti kryeministrin gjeorgjian Irakli Garibashvili në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara, ku kryeministri i shprehu ngushëllimet Turqisë.
Në një bisedë telefonike me Erdoganin, presidentja e Ganës Nana Akufo-Addo dhe presidenti i Unionit të Komoreve Azali Assoumani përcollën ngushëllimet e tyre për ata që humbën jetën në tërmetet dhe u uruan shërim të plagosurve, sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë.
Gjatë takimeve dhe bisedave telefonike, liderët shprehën mbështetjen e tyre për Turqinë dhe solidaritetin e tyre me popullin turk, shtohet ajo.