RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti ukrainas arrin në SHBA për sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

presidenti-ukrainas-arrin-ne-shba-per-sesionin-e-81-te-te-asamblese-se-pergjithshme-te-okb-se

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, mbërriti në Nju Jork për të marrë pjesë në sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, transmeton Anadolu.

Rreth 20 takime janë planifikuar, përfshirë bisedimet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe liderë evropianë, tha Zelenskyy në një deklaratë në platformën amerikane të mediave sociale X.

Ai tha se takimet do të përfshijnë gjithashtu senatorë dhe anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, drejtues të kompanive kryesore amerikane, krerë të organizatave ndërkombëtare dhe instituteve kërkimore.

Zelenskyy tha se një marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e dronëve është gjithashtu gati për t’u nënshkruar.

“Natyrisht, prioriteti numër një i Ukrainës është afrimi i paqes dhe mbrojtja e jetës së njerëzve tanë”, tha ai, duke shtuar: “Ka propozime konkrete për sigurinë dhe masa për depërshkallëzim që mund ta afrojnë përfundimin e luftës”.

Ai tha se Kievi po punon për forcimin e mbrojtjes ajrore dhe sigurimin e fondeve të mjaftueshme për Ukrainën.

“Njësoj si vitin e kaluar, në Nju Jork do të zhvillojmë Samitin e Platformës Ndërkombëtare të Krimesë. Do të ketë përfaqësim të gjerë të nivelit të lartë nga vende të ndryshme dhe vlerësojmë përfshirjen e të gjithë partnerëve tanë dhe mbështetjen e tyre për integritetin territorial dhe sovranitetin tonë”, tha ai.

Sesioni i Asamblesë së Përgjithshme filloi zyrtarisht më 8 shtator. Debati i Përgjithshëm, pjesa qendrore e sesionit, zhvillohet deri më 26 shtator, përpara përfundimit me fjalimet përmbyllëse më 28 shtator.

Related posts

Skandaloze – Parlamenti francez ndal seancën pasi fyhet në baza racore deputeti me ngjyrë – VIDEO

admin

Raportimet se Musk po heq dorë nga prodhimi i makinave Tesla me kosto të ulët, miliarderi i përgjigjet “Reuters”: Po gënjeni përsëri

admin

Kapitenët e kombëtareve evropiane braktisin shiritin me ngjyrat e ylberit në Katar

admin