RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Presidentja Osmani dekretoi 21 prokurorë me mandat fillestar

presidentja-osmani-dekretoi-21-prokurore-me-mandat-fillestar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës ka dekretuar sot 21 prokurorë me mandat fillestar për tre vite, ndërkohë që të njëjtit do të sistemohen në prokuroritë themelore.

‘Në ceremoninë e betimit, Presidentja Osmani ka theksuar se integriteti dhe profesionalizmi i prokurorëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazinë dhe besimin qytetar’, thuhet në komunikatën për media nga presidenca.

Sipas komunikatës, Presidentja Osmani ftoi prokurorët e rinj që të angazhohen për një sistem të drejtësisë të pavarur, të pandikuar dhe profesional.

‘Ndërkaq prokurorët e rinj janë betuar se gjatë kryerjes së detyrave do t’i qëndrojnë kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale’, përfundon komunikata.

Related posts

50 ushtarë të Azerbajxhanit ranë dëshmorë në provokimet e Armenisë

admin

Erdoğan takon homologun rus Putin në Soçi

admin

KFOR-i publikon pamje gjatë patrullimit në veri: Testuam aftësitë tona për të vazhduar sigurimin e lëvizjes së lirë

admin