RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pretendohet se Kina ka ndryshuar emrat e fshtrave në Rajonin Autonom Ujgur Xinjiang

pretendohet-se-kina-ka-ndryshuar-emrat-e-fshtrave-ne-rajonin-autonom-ujgur-xinjiang

Organizata Human Rights Watch (HRW) me qendër në New York, në një raport të saj pretendon se emrat e fshatrave ku jetojnë ujgurët dhe pakicat e tjera etnike në Rajonin Autonom Ujgur Xinjiang të Kinës janë ndryshuar me qëllim për t’i larguar ata nga identitetet e tyre kulturore, transmeton Anadolu.

Në raportin e përgatitur në bashkëpunim me organizatën Ujgur Hjelp (Ndihmë për Ujgurët) me seli në Norvegji, pretendohet se emrat e rreth 630 fshatrave në Xinjiang janë ndryshuar për të eliminuar referencat ndaj fesë islame ose kulturës dhe historisë së ujgurëve.

Sipas raportit i cili krahasoi emrat e 25 mijë fshatrave të Xinjiang të listuara nga Byroja Kombëtare e Statistikave Kineze midis viteve 2009 dhe 2023, fjalë të tilla si “dutar”, një instrument tradicional me tela ujgure, ose “mazar” që do të thotë faltore, u hoqën nga emrat e fshatrave dhe u zëvendësuan me fjalë të tilla si “lumturi”, “unitet” dhe “harmoni” të cilat përdoren shpesh në dokumentet e Partisë Komuniste Kineze (PKK).

Gjithashtu, në emrat e fshatrave janë hequr shprehjet kulturore dhe fetare si “hoxhë”, “haniça” që do të thotë vendi ku jetojnë dervishët, ndërsa në raport theksohet se janë hequr edhe referencat e bëra për historinë e ujgurëve ose qeverive rajonale dhe udhëheqësve të komunitetit para periudhës së themelimit të Republikës Popullore të Kinës në vitin 1949.

Shumica e ndryshimeve në emrat e fshatrave u bënë mes viteve 2017 dhe 2019, kur goditja ndaj ujgurëve dhe pakicave të tjera etnike në Xinjiang ishte në kulmin e saj.

Related posts

Gjermania nis drejt Ukrainës ndihma në vlerë të 11 milionë eurove

admin

Dyfishohen dhe trefishohen shtesat për fëmijë, Kurti prezanton skemën e re të mbështetjes për nënat

admin

Përfshihet nga zjarri një ndërtesë në Prishtinë

rezart morina