RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Prigozhin: Kemi pushtuar më shumë se 80% të Bakhmut

prigozhin:-kemi-pushtuar-me-shume-se-80%-te-bakhmut

Grupi mercenar rus Wagner deklaruan se ata kanë pushtuar pjesën më të madhe të qytetit të diskutueshëm të Bakhmutit në Ukrainën lindore pas muajsh luftimesh.

“Shumica e Bakhmutit, në fakt më shumë se 80 për qind është nën kontrollin tonë,” tha shefi i Wagner Yevgeny Prigozhin në një video të postuar nga një bloger ushtarak rus.

Raporti nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Prigozhin tha se luftimet vazhdojnë në zonat e banuara me ndërtesa të larta, por se të gjitha zonat industriale dhe ndërtesat komunale janë në zotërim të Rusisë.

Komentet e tij përkonin me gjetjet e ekspertëve perëndimorë, si Instituti për Studimin e Luftës me qendër në Uashington.

Prigozhin konfirmoi gjithashtu se forcat e rregullta ruse po mbronin krahët e mercenarëve Wagner, me njësi ajrore të dislokuara në veri dhe në jug të qytetit të shkatërruar./atsh

Related posts

Ardhja e ushtarëve amerikanë/ Osmani: Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur

admin

Ukraina: Rusia kreu 50 sulme ajrore dhe 11 raketore brenda një dite

admin

Erdogan: Turqia u kundërvihet përpjekjeve për ta riformësuar rajonin përmes gjakderdhjes

Irfan Jahiu