Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës me vendet fqinje, edhe sonte vazhdon të ketë fluks të madh të automjeteve. Bashkatdhetarët të cilët ishin në Kosovë për t’i kaluar pushimet e verës tashmë kanë nisur të kthehen në vendet e Evropës Perëndimore. Kjo ka bërë që në disa pika kufitare të krijohen kolona të gjata të veturave.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 20:14), pritjet më të gjata janë në Merdar, për dalje nga Kosova. Në këtë pikëkalim kufitar pritjet janë deri në 4 orë për të dalë nga Kosova, ndërsa 15-20 minuta për të hyrë.
Kolona të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë, ku për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova pritjet janë deri në dy orë.
Ndërsa, në vendkalimin kufitar në Muçibabë, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 2 orë e për të hyrë vetëm 10 minuta.
Deri në dy orë pritje për të dalë nga Kosova janë edhe në Jarinje, ndërsa një orë në Bërnjak dhe gjysmë orë në Mutivodë.
Në këto tri pikëkalime kufitare pritjet për të hyrë në Kosovë janë 20-30 minuta.
Në vendkalimet e tjera kufitare nuk raportohet për kolona, pasi pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë 03-05 minuta.