RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pritje të gjata te Dheu i Bardhë edhe sot

pritje-te-gjata-te-dheu-i-bardhe-edhe-sot

Deri në dy orë e gjysmë janë regjistruar pritjet në pikëkalimin te Dheu i Bardhë të enjten pasdite. Automjetet në një kolonë prej 700 metrash po presin për të hyrë në Kosovë.

Fluks më të ulët qarkullimi ka në pikat e tjera kufitare.

Në Merdar po pritet deri në 20 minuta për të hyrë, ashtu si edhe në Muçibabë.

E, në pikëkalimet e tjera nuk raportohet për ngadalësim të qarkullimit.

Pikëkalimet i bëjnë më të ngarkuara në këtë periudhë mërgimtarët që vijnë në pushime.

Related posts

Izraeli kërkon sërish luftë në Gaza

Muhamet Ramadani

Maroku tërheq ambasadorin në Suedi në shenjë proteste ndaj djegies së Kuranit

Muhamet Ramadani

Komisioni i PE miratoi raportin e liberalizimit të vizave për serbët e Kosovës, reagon Qeveria: “Kordinacija”, precedent i rrezikshëm

admin