RTV AHIRETI
Shëndetësi

Profesori i njohur amerikan ndez debat në rrjet: Mos rrini kurrë në shtëpi!

profesori-i-njohur-amerikan-ndez-debat-ne-rrjet:-mos-rrini-kurre-ne-shtepi!

Scott Galloway është i njohur si profesori që gjithmonë është “kundër rrymës”, njeriu që ka një linjë të veçantë mendimi.

Por, së fundmi në Samitin e Këshillit të CEO-ve të “Wall Street Journal” ai foli mbi mënyrën se si arrihet suksesi dhe teksa iu drejtua të rinjve ai u shpreh: Mos punoni kurrë nga shtëpia. Shtëpia është vetëm për gjumë, duhet të jesh jashtë tërë kohën!

Si ekspert marketingu, Scott gjithmonë ndez debat me këshillat e tij. Këtë herë të shumtë janë ata që janë kundër tij. Në rrjetet sociale, shumë të rinj thonë se puna nga shtëpia është shumë efektive në ditët e sotme dhe se nuk do hiqnin dorë nga ajo mundësi. Profesori i njohur ka folur përmes podcaste-ve dhe intervistave të tij në media për shqetësimin e tij më të madh: rritja e vetmisë dhe shëndeti i rënduar mendor tek të rinjtë.

Sipas tij, stresi në nivele të larta i atribuohet edhe ambientit të punës, shpenzimeve, kostos së qirasë, ngrënia e ushqimit në punë e deri te koha shumë e pakët që të rinjtë shpenzojnë jashtë.

Scott e thotë me bindje se puna nga shtëpia, i bën të rinjtë të shkëputen nga miqtë dhe pjesa e tjetër e shoqërisë dhe nuk u shërben aspak për të bërë karrierë, madje e ngadalëson atë.

Hulumtimi më i fundit thotë se më shumë se gjysma e amerikanëve punojnë nga shtëpia të paktën një herë në javë. Scott thekson se suksesi garantohet vetëm kur njeriu eksploron dhe ndërvepron me njerëzit.

Related posts

Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë

rezart morina

Për pesë vjet, 51 fëmijë të braktisur në Kosovë

rezart morina

Efekti i dyfishtë i kafesë në lukth

rezart morina