RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria jep detaje për arrestimin e Naim Murselit, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në vrasjen e bashkëshortes

prokuroria-jep-detaje-per-arrestimin-e-naim-murselit,-i-cili-dyshohet-se-ishte-i-perfshire-ne-vrasjen-e-bashkeshortes

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka konfirmuar se për rastin e vrasjes së një gruaje (Liridona Murseli), në Prishtinë është arrestuar vrasësi G.P dhe Naim Murseli bashkëshorti i Liridonës.

Sipas Prokurorisë në koordinim me Policinë e Kosovës në aksionin ku janë arrestuar dy personat është sekuestruar edhe një armë, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

“Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria ka bërë të ditur se të dyshuarit janë duke u intervistuar , derisa ndaj të njëjtëve do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore.

Me 29.11.2023 rreth orës 20:20, Policia kishte marrë informata për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Në këtë rast të cilin Policia e kishte cilësuar si “grabitje me armë zjarri- vrasje”, një grua kishte mbetur e vrarë, pasi disa persona të armatosur kishin kryer grabitje ku edhe dyshohet se ka shtënë me armë ndaj gruas.

Related posts

Kroacia ndëshkon tregtarët abuzues

admin

Aksident tragjik në Greqi, humbin jetën 5 shqiptarë

admin

Ukraina thotë se mbi 110 mijë trupa ruse janë vrarë në luftë

admin