RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria jep detaje rreth arrestimit të dy mjekëve të Spitalit të Vushtrrisë

prokuroria-jep-detaje-rreth-arrestimit-te-dy-mjekeve-te-spitalit-te-vushtrrise

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të shtetit janë arrestuar dy persona të dyshuar – mjekë të spitalit në Vushtrri, me iniciale E.S., dhe A.L., me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, dhe brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Njëherit, prokurori i Shtetit njofton opinionin se ka urdhëruar policinë që të arrestojë edhe të dyshuarin – mjek të spitalit në Vushtrri, me iniciale I.Z., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, dhe posa të arrestohet, ndaj të njëjtit do të lëshohet vendimi për ndalim prej 48 orësh.

Po ashtu edhe për këtë të dyshuar do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë.

Related posts

BDI: Dënojmë vendimin e MASH për të zëvendësuar me maqedonas përfaqësuesit shqiptarë në komisione të ndryshme

RTI

Gjermania paralajmëron Pekinin që të mos minojë sanksionet kundër Rusisë

admin

Rriten çmimet e naftës në tregun botëror pas dobësimit të dollarit

rezart morina