RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria Speciale shenjëstron rastin “Zhuri” ku janë sekuestruar mbi 1.5 milion euro

prokuroria-speciale-shenjestron-rastin-“zhuri”-ku-jane-sekuestruar-mbi-1.5-milion-euro

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, të cilët kanë shenjëstruar një rast të ri të koduar ‘’Zhuri’’ ku janë të përfshirë gjashtë persona.

Prokuroria Speciale njofton se rasti është shënjestruar për veprat penale ‘’Shpëlarje e parasë’’ nga neni 302 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe lidhur me nenin 56 të ligjit nr. 05/L- 096, Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, si dhe ‘’Mashtrimi kompjuterik, i kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal’’.

Po ashtu, nga ky rast janë sekuestruar para në vlerë prej 1,546,753.93 Euro

Related posts

Tmerrohet gruaja në Mitrovicë/ Dhunohet nga bashkëshorti, më pas gërvishtet me thikë

admin

Grevat “gjunjëzojnë” Britaninë/ Greva masive ka paralizuar shumë shërbime dhe shkollat

admin

Tërmetet në Turqi dhe Siri ngrenë alarmin mbi cilësinë e ndërtimeve në Kosovë

rezart morina