Protestues në Gjermani dhe Francë dolën në rrugë të shtunën për të shfaqur mbështetjen e tyre për Palestinën, raporton Anadolu.
Në Paris, demonstruesit propalestinezë u shtrinë në Sheshin e të Drejtave të Njeriut pranë Kullës Eifel për të simbolizuar civilët e Gazës të vrarë nga sulmet ajrore dhe bombardimet e Izraelit.
Protestuesit, duke simbolizuar përgjegjësit për vdekjen e civilëve në Gaza, ngritën duart e tyre të lyera me të kuqe dhe mbuluan gojën me dorën tjetër.
Demonstrues u mblodhën gjithashtu në Sheshin Wittenbergplatz në Berlin dhe përcollën mesazhe mbështetjeje dhe solidariteti për Palestinën.
Vëmendja u tërhoq për fëmijët dhe gratë e vrara nga bombardimet e Izraelit në Gaza.
Demonstruesit që mbanin flamuj palestinezë brohoritën slogane si “Liri për Palestinën”, “Liri për Gazën”, “Stop gjenocidit”, “Gaza po derdh gjak në heshtje sepse bota nuk dëshiron të shohë” dhe “Gjermania financon, Izraeli bombardon”.
Now in Paris !!!!! #Gaza #GazaGenocide #Palestine pic.twitter.com/q0BQzDXHGd
— Meriem Laribi (@Meriem_Laribi) December 9, 2023