RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Protestuesit në Haifa kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e qeverisë Netanyahu

protestuesit-ne-haifa-kerkojne-zgjedhje-te-parakohshme-dhe-doreheqjen-e-qeverise-netanyahu

Qindra protesutes u mblodhën në qytetin verior izraelit Haifa të shtunën, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu.

Pjesëmarrësit brohoritën slogane që kritikonin veprimet e qeverisë dhe kërkonin ndryshim në udhëheqje.

Tubimi ishte pjesë e protestave të vazhdueshme mbarëkombëtare në të cilat është shprehur kundërshtim ndaj vendimeve politike të qeverisë gjatë muajve të fundit.

Protestuesit u bënë thirrje autoriteteve t’u përgjigjen kërkesave popullore për zgjedhje të reja.

Izraeli ka vrarë më shumë se 69.000 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, në ofensivën e tij në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, duke e shndërruar enklavën në rrënoja.

Një marrëveshje armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit hyri në fuqi më 10 tetor. Faza e parë e armëpushimit përfshin lirimin e pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë. Plani parashikon gjithashtu rindërtimin e Gazës dhe krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës pa Hamasin.

Related posts

“Macron dëshiron t’i përmirësojë marrëdhëniet me Turqinë”

admin

Anija ushtarake turke kthehet në spital për të prekurit nga tërmeti

admin

Dhuna në lindje të RD Kongos detyron mijëra refugjatë të ikin drejt Burundit

Muhamet Ramadani