Të shijshme dhe plot me proteina, arrat duhet të jenë në listën e produkteve që konsumoni në mëngjes.
Ato kanë vërtet shumë kalori, ndaj këshillohet të mos e teproni me sasinë.
Për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti, arra ul nivelin e sheqerit në gjak, ndaj është një ndër produktet që nuk duhet të jetë jashtë vaktit të mëngjesit.
Por ju mund edhe të merrni të gjitha proteinat e duhura, nëse bëni bashkë pak bollgur, kos dhe disa arra të copëtuara.