Janë publikuar pamjet e serbit të arrestuar nga Policia e Kosovës, shkaku i të cilit janë vendosur barrikada në veri të Kosovës.
Serbi i arrestuar, ashtu siç raportohet se ishte ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, teksa është dorëhequr së fundmi bashkë me kolegët e tij të të njëjtit nacionalitet.
Vendosja e barrikadave, është bërë nga një grup i serbëve, grup për të cilin thuhet se ka edhe persona të maskuar.
Këto barrikada, ashtu siç raportohet, janë vendosur për arsye që të mos lejohet dërgimi i serbit të arrestuar në Prishtinë.