Qindra punonjës hekurudhor janë mbledhur në kryeqytetin francez Paris për të protestuar pasi një përfaqësues i shquar i sindikatës u thirr për t’u marrë në pyetje nga policia lidhur me një protestë të kohëve të fundit, raporton Anadolu.
Demonstruesit u tubuan para një stacioni policor në nënprefekturën e 12-të, duke shprehur solidaritet me sekretarin federal të sindikatës SUD-Rail, Fabien Villedieu.
Villedieu iu drejtua protestave gjatë tubimit, para se të nisej për në stacionin policor për t’u marrë në pyetje.
Protesta u organizua pasi Villedieu u thirr për një “dëgjim të lirë” të planifikuar për ditën e sotme.
Sipas sindikatës dhe mediave franceze, thirrje lidhet me pushtimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të Francës, e vendosur në lagjen Bercy, gjatë një greve më 18 shtator.
Gazeta ‘Liberation’, e cila pretendon se e ka konsultuar thirrjen, raportoi se Villedieu do të merret në pyetje për “ndërhyrje në ambiente ose tokë të rrethuar që lidhet me mbrojtjen kombëtare”.
Protestuesit brohoritën parulla kundër asaj që e quajtën “kriminalizimi i sindikalizmit” dhe kërkuan mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.
Policia zbatoi masa të gjera të sigurisë në zonë dhe demonstrata përfundoi pa incidente.
Më 29 tetor, sindikata SUD-Rail dënoi thirrjen e policisë, duke theksuar se “kolegu dhe shoku ynë në betejë është thirrur për t’u përgjigjur për pushtimin e ministrisë në Bercy”.
SUD-Rail akuzoi qeverinë për përdorimin e “represionit” dhe “kërcënimit” për të heshtur zërat disidentë. Sindikata theksoi se ndërhyrja në ministri “kishte për qëllim të ishte simbolike, paqësore dhe nuk rezultoi në ndonjë dëmtim të pronës publike”.

